**Konflikt i Dhunshëm Familjar për Pronën në Suharekë: Përfshihen Babai, Djemtë dhe Xhaxhai**
Dy incidente të rënda brenda një familjeje kanë ndodhur sot në fshatin Reçan të Suharekës, duke detyruar ndërhyrjen e Policisë.
Burime bëjnë të ditur se në rastin e parë, një konflikt shpërtheu mes babait dhe dy djemve të tij, për motive pronësore. Menjëherë pas kësaj, një tjetër djalë i familjes u përfshi në një përleshje me xhaxhain e tij, gjithashtu për të njëjtat arsye.
Lajmi është konfirmuar nga komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Safet Hoxha.
Hoxha bëri të ditur se tre persona janë ndaluar dhe ndaj tyre po ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.
Gjatë përleshjes, sipas Hoxhës, janë përdorur gota, duke shkaktuar lëndime trupore tek të përfshirët.
