Rashit Qalaj i PDK-së kritikon Ligjin për Shtetësinë: Mundëson shtetësinë për pasardhësit e kriminelëve, do të ketë pasoja

**Prishtinë** – Rashit Qalaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në lidhje me Ligjin e ri për Shtetësinë.

Duke folur në emisionin “Frontal” të T7, Qalaj theksoi se ky ligj ua mundëson edhe nipërve e mbesave të kriminelëve serbë marrjen e shtetësisë së Kosovës.

“Fëmijëve, nipave, mbesave të kriminelëve që kanë jetuar në Kosovë, dhe atyre që ndoshta nuk kanë jetuar fare në Kosovë”, citohet të ketë thënë Qalaj.

Ai paralajmëroi se një ligj i tillë do të sjellë pasoja të rënda.