**Stuhi e fuqishme godet Rumaninë pas valës së të nxehtit: Një viktimë dhe përmbytje masive**
Një stuhi e fuqishme ka përfshirë kryeqytetin rumun, Bukureshtin, dhe 20 qarqe të tjera të mërkurën, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe duke dëmtuar dhjetëra shtëpi e automjete. Këtë e bënë të ditur zyrtarët e shërbimeve të emergjencës.
Vetëm në Bukuresht, shërbimet e emergjencës i thanë transmetuesit Digi24 se kishin marrë gati 2,000 thirrje për ndihmë. Disa stacione metroje u përmbytën plotësisht.
Jashtë kryeqytetit, stuhia shkaktoi dëme në 60 qytete dhe fshatra. Një person humbi jetën pasi një pemë ra mbi automjetin e tij, njoftoi Telegrafi.
Forca të shumta policie dhe zjarrfikësish u angazhuan në disa qarqe, duke evakuuar shtëpi të përmbytura dhe duke pastruar mbeturinat e shkaktuara nga stuhia.
Kjo stuhi erdhi pas një vale të nxehti ekstrem, me temperatura që tejkalonin 40 gradë Celsius në disa pjesë të vendit të hënën dhe të martën. Kjo situatë kishte rritur ndjeshëm konsumin e energjisë dhe çmimet e saj.
