Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin e kamionëve në rrugën Pejë–Kullë–Rozhajë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMF) ka njoftuar se, si pasojë e reshjeve të dendura të borës, rruga Pejë – Pikëkalimi Kufitar Kullë – Rozhajë dhe anasjelltas është bërë e pakalueshme për kamionët.
QKMF-ja thekson se, për automjetet e udhëtarëve, qarkullimi lejohet, por vetëm me përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e vështira të rrugës.
