Përparim Rama flet për gjendjen në LDK: “Duhet të vazhdojmë bashkë për të ardhmen e vendit, të luftojmë autokracinë”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur sot nga gazetarët për situatën aktuale në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rama theksoi se LDK-ja ka qenë gjithmonë bashkë dhe duhet të mbetet si e tillë, pasi sipas tij, nuk bëhet fjalë për emra të veçantë, por për ruajtjen e demokracisë së vendit dhe mbrojtjen e Kosovës nga autokracia.

Në deklaratën e tij, Rama u shpreh: “LDK ka qenë bashkë, është bashkë dhe duhet të vazhdojë bashkë. Nuk është për një person, as për mua as për dikë tjetër. Është për të ardhmen e vendit, për të mbrojtur demokracinë në këtë vend dhe për të luftuar autokracinë. Këto janë temat thelbësore, jo kush është në pozicion a kush jo.”