Obiliqi nënshkruan kontratën për QKMF-në e re, investim prej afro 370 mijë eurosh

Komuna e Obiliqit ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Ky projekt shënon fillimin e fazës së parë të realizimit të këtij investimi të rëndësishëm në infrastrukturën shëndetësore të komunës.

Nënshkrimi i kontratës u realizua dje, ndërsa vlera e investimit arrin në 369,934.31 euro.

Punimet, të cilat do të kryhen nga një grup operatorësh ekonomikë, pritet të përfundojnë brenda tre muajve.

Është interesante të theksohet se kontrata finale u lidh me një vlerë prej rreth 15 mijë eurosh më pak se vlera fillestare e parashikuar, e cila ishte 384,449.70 euro.

Me ndërtimin e kësaj QKMF-je të re, pritet të përmirësohen ndjeshëm shërbimet parësore shëndetësore për banorët e komunës së Obiliqit.