Ka përfunduar gjithçka në “Olimpico” mes Lazios dhe Milanit.

Ndeshja u mbyll me barazim 2-2, e cila dhuroi dramë dhe spektakël gjatë tërë 90 minutave.

Lazio, kishte shënuar fillimisht me Matteo Cancellierin dhe Tijjani Noslinin që shënuan golat e para.

Më pas në pjesën e dytë, Diego Moreira arriti të kthente “Rossonerët” në lojë, duke shënuar dy gola të shpejta dhe duke mbajtur gjallë rekordin pa humbje.

Milani, ngjitet përkohësisht në vend të 4-të me 8 pikë, ndërsa Lazio në krye të tabelës me 10 pikë./IndeksOnline/