**Kurti shmang gazetarët për formimin e institucioneve: ‘Po shkoj në Kryeministri’**

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe sot iu shmang pyetjeve të gazetarëve lidhur me formimin e institucioneve të reja qeveritare.

Ai u përgjigj shkurt me frazën: “Po shkoj në Kryeministri”.

Kjo nuk është hera e parë që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje refuzon t’u përgjigjet pyetjeve për këtë çështje. Më parë, Kurti ka deklaruar se fillimisht duhet pritur certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, përpara se të nisin diskutimet me partitë e tjera politike.