Tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur të mërkurën rreth orës 13:30 në Podujevë, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprime operativo-hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë.  Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit  janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e  veprimeve  operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha ai.