**Prokuroria e Shtetit: 36 aktakuza për 43 persona dhe dhjetëra të ndaluar në 24 orë**
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi, janë ngritur gjithsej 36 aktakuza kundër 43 personave, për vepra të ndryshme penale.
Përveç aktakuzave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 14 persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 12 persona të tjerë, të dyshuar po ashtu për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale gjithashtu ka qenë aktive, duke paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 9 personave gjatë të njëjtës periudhë kohore.
Duke detajuar veprimet e prokurorive themelore, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka qenë më aktive, duke ngritur 19 aktakuza kundër 24 personave dhe ka ndaluar 7 persona.
Në Prizren, janë ngritur 2 aktakuza kundër 4 personave dhe është paraqitur një kërkesë për paraburgim ndaj një personi. Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar 4 persona për 48 orë dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 2 të tjerë.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 12 aktakuza ndaj 12 personave, ndërsa në Mitrovicë janë ndaluar 3 persona dhe janë ngritur 3 aktakuza po kundër 3 personave, të gjithë për vepra të ndryshme penale.
