Zjarr shkrumbon banesën në Krutje të Lushnjës

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një banesë në fshatin Krutje, Lushnjë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e flakëve, banesa është shkatërruar plotësisht. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat fqinje, raporton vizionplus.tv.

Shkak i dyshuar i rënies së zjarrit besohet të jenë probleme me rrjetin elektrik të banesës.