Biletat për ndeshjen e Kosovës në shtëpi dalin në shitje, presin Turqinë ose Rumaninë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka nxjerrë sot në shitje biletat për ndeshjen që Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë të martën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje do të luhet pavarësisht nga rezultati i përballjes së saj të enjten ndaj Sllovakisë, e cila është gjysmëfinale e “play-off”-it për Kampionatin Botëror 2026.

Në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, Dardanët do të përballen në finale me fituesin e duelit Turqi – Rumani, në përpjekje për një kualifikim historik. Ndërsa, në rast humbjeje në Bratisllavë, skuadra e drejtuar nga Franco Foda do të luajë një ndeshje miqësore me humbësin e po të njëjtit duel (Turqi – Rumani), gjithashtu në “Fadil Vokrri”.

Lajmi është raportuar nga “Gazeta Express”.