Një nga momentet më të rënda për një prind është të përballet me sëmundjen e fëmijës së tij.

Këtë gjë e ka ndarë me ndjekësit edhe modelja dhe influencerja e njohur, Nara Smith.

Para disa ditësh, ajo njoftoi se vajza e saj 2-vjeçare, Whimsy, është diagnostikuar me kancer, shkruan IndeksOnline.

Lajmi i marrë nga doktorët ishte i rëndë për familjen, teksa Nara bëri me dije se ajo dhe bashkëshorti i saj, Lucky, po bëjnë të pamundurën për vajzën.

Çifti është përballur edhe me një moment të sikletshëm, atë të heqjes së flokëve.

Në përkim me nevojat e trajtimit dhe humbjen e pashmangshme të flokëve, ata vendosen të rruajnë kokën e vajzës së tyre.

Këtë moment prekës, Nara e ka shpërndarë në rrjete sociale, me fansat që patën urimet më të ndjera për familjen Smith.