Një zjarr ka shpërthyer sot në një grumbull mbeturinash dhe mbetjesh ndërtimore në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Sipas pamjeve, shihet se si digjet bërlloku, ndërsa nuk ka të lënduar e as nuk ka ndonjë dëme material.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar edhe komandanti i Zjarrfikësve të Kosovës për rajonin e Prishtinës, Mal Gashi, i cili bëri të ditur se në vend të ngjarjes gjenden ekipet e zjarrfikësve të cilët i kanë shuar flakët.