Gjykimi në rastin e ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka vazhduar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Për akuzat për korrupsion, Krasniqi edhe në këtë seancë u deklarua i pafajshëm, raporton Betimi për Drejtësi.

Njësoj, ai ishte deklaruar në seancën fillestare të mbajtur më 8 tetor 2024, si dhe në seancën e 3 korrikut 2025.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ngritur më 19 gusht 2024, akuzon Krasniqin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.