E shtuna tragjike: Një i vdekur dhe mbi 50 aksidente rrugore në 24 orë.

Gjatë 24 orëve të fundit, e shtuna ka shënuar një aksident me pasojë fatale në vendin tonë.

Krahas këtij rasti tragjik, sipas statistikave zyrtare të Policisë, janë regjistruar edhe 27 aksidente me të lënduar dhe 29 aksidente të tjera vetëm me dëme materiale. Kjo e çon numrin total të aksidenteve në 56 brenda 24 orëve.

Ndërkaq, në kuadër të masave për sigurinë rrugore, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 2 mijë e 63 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme gjatë kësaj periudhe.