**Biblioteka Kombëtare e Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan, simbol i miqësisë**

Me rastin e festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat kuq, bardhë e kaltër të flamurit amerikan.

Pamjet e këtij ndriçimi i ka shpërndarë sot Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila e vlerësoi këtë akt si një simbol të bukur të miqësisë së qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas ambasadës, ky gjest nënvizon edhe përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë. Ndriçimi i godinës ikonike të Bibliotekës Kombëtare, pjesë e aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të pavarësisë amerikane, thekson edhe një herë lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve.