Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.
Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i dhënë përparësi integrimit të Kosovës në BE dhe reformave përkatëse, si dhe për të siguruar stabilitet dhe prosperitet për qytetarët e Kosovës.
“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, u takua sot me Kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i dhënë përparësi integrimit të 🇽🇰 Kosovës në 🇪🇺 BE dhe reformave përkatëse, si dhe për të siguruar stabilitet dhe prosperitet për qytetarët e Kosovës. 🇪🇺 BE ka qenë partneri më i fuqishëm i 🇽🇰 Kosovës që nga viti 1999 dhe do të vazhdojë angazhimin me të gjithë aktorët politikë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express
