Marina Amerikane ka pezulluar kërkimin për një anëtar të zhdukur pasi helikopteri ishte rrëzuar në Detin Arabik, të mërkurën.
Komanda Qendrore e Forcave Detare ka njoftuar se këto përpjekje kanë përfunduar pas një kërkimi të gjerë.
“Për më shumë se 102 orë, u krye një përpjekje e gjerë dhe e koordinuar kërkim-shpëtimi që shtrihej në mbi 14,000 milje katrore”, thuhet në një postim në X nga Marina Amerikane.
Të mërkurën, ushtria amerikane kishte njoftuar se një helikopter “MH-60S Sea Haëk” ishte rrëzuar në rajon dhe se nuk kishte “asnjë tregues se emergjenca ishte shkaktuar nga veprime armiqësore”.
Tre nga katër anëtarët e ekuipazhit të helikopterit u nxorën në atë kohë dhe ishin në gjendje të qëndrueshme, derisa njëri prej tyre ishte zhdukur.
Sipas autoriteteve, emri i ushtarakut të zhdukur do të mbahet i fshehtë deri të paktën 24 orë pasi të informohen të familjarët dhe të afërmit e tij.
Derisa, shkaqet e rrëzimit të helikopterit ende nuk janë bërë të ditura, kurse autoritetet kishin paralajmëruar hetim rreth këtij incidenti.
