Çifti i njohur i showbizit, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, kanë tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me fotografitë nga pushimet verore.
Dyshja ka zgjedhur ishullin e bukur të Sardegnas në Itali për të kaluar disa ditë relaksi së bashku me vajzën e tyre, Marget.
Në disa pamje nga pushimet, Marina shfaqet e veshur me bikini të kuqe, ndërsa pozon pranë reperit Getoar Selimi.

Fotografitë e çiftit kanë marrë vëmendje të madhe në rrjet, me ndjekësit që kanë komentuar paraqitjen e Marinës dhe momentet familjare nga pushimet.
Geti dhe Marina vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, ndërsa çdo paraqitje e tyre publike zgjon interes të madh te fansat./IndeksOnline/
