Mbrojtësi i njohur gjerman, Niklas Sule është rikthyer menjëherë në futboll.

Por, ish-mbrojtësi i Bayern Munchen ka firmosur me një skuadër amatore, që bën gara në Ligën e Tetë në Gjermani, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për skuadrën Tiefenbach SV.

“Dy shokët e mi më të mirë luajnë atje. Madje një prej tyre është trajner”, u shpreh Sule

Kujtojmë që futbollisti vendosi të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni. Kjo për shkak të lëndimeve të shumta që kishte gjatë karrierës së tij./Indeksonline/