Sot, Dega e Parë e LDK-së në Zvicër mbajti takimin e analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit.
Pas një diskutimi të hapur dhe konstruktiv, sipas njoftimit, thuhet se unanimisht u shpreh mbështetje për çdo vendim që do të marrë Kryesia Qendrore e LDK-së lidhur me hapat e mëtejmë politikë, “gjithmonë në funksion të ofrimit të institucioneve të qëndrueshme dhe në interes të Kosova dhe qytetarëve të saj”.
“Njëkohësisht, rikonfirmuam mbështetjen e plotë për lidershipin e Lidhjës Demokratike e Kosovës, në krye me Lumir Abdixhiku, duke besuar se uniteti, përgjegjësia dhe vizioni janë rruga përpara”.
“Të bashkuar, të vendosur dhe gjithmonë në shërbim të atdheut”, thuhet në njoftim.
