**Begaj: Ndërhyrja e NATO-s solli lirinë e Kosovës dhe paqen në rajon**

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s në Kosovë, duke theksuar se ajo solli lirinë e Kosovës dhe paqen në të gjithë rajonin.

Begaj shtoi se Shqipëria i është thellësisht mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.

“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s kundër regjimit shtypës serbomadh të Millosheviçit, fushatë e cila përfundoi me sukses, duke sjellë lirinë e Kosovës dhe paqen që gëzojmë sot në të gjithë rajonin. Shqipëria, sot e përgjithmonë, i është falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s!”, ka deklaruar Presidenti Begaj.