Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të sinjalizojë këtë javë, gjatë samitit të NATO-s në Ankara, gatishmërinë për t’i rishitur Turqisë avionë luftarakë F-35.

Ky njoftim, siç raporton “New York Times”, do të ishte një gjest i rëndësishëm nga presidenti Trump, i cili udhëton drejt Ankarasë për të marrë pjesë në samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Presidenti Trump e konsideron homologun turk, Rexhep Taip Erdogan, si një aleat të ngushtë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar që prej rikthimit të Trump në detyrë vitin e kaluar.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si presidenti Trump planifikon të anashkalojë ndalimin e Kongresit amerikan për shitjen e avionëve luftarakë.

Turqia u përjashtua nga programi i F-35-ave, të prodhuar në SHBA, në vitin 2019, pas blerjes nga Ankaraja të sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.