Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i OKB) do të debatojë të enjten, më 9 prill, në Nju Jork, raportin e ri mbi punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të organizatës.
Seanca pritet të fillojë në orën 16:00.
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut do të prezantohet nga shefi i ri i misionit të OKB-së në Kosovë, Peter Due, i cili e mori detyrën në janar të këtij viti.
Klankosova publikoi dje këtë raport, i cili mbulon periudhën e fundit raportuese, duke përfshirë situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në të theksohet se nuk ka pasur progres domethënës në dialogun Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Gjithashtu, thuhet se po shqyrtohet mundësia që seancat e tilla të mbahen të mbyllura.
