Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e 1/8-tave të Botërorit.

Është Egjipti ajo e cila po bën befasinë e madhe ku po udhëheq ndaj kampionëve në fuqi, Argjentinës me rezultat 0-1.

Golin për “Faraonët” e shënoi Yasser Ibrahim në minutën e 15-të.

Mbetet të shihet se a do të mund të përmbys Argjentina rezultatin në pjesë të dytë./IndeksOnline/