**Nis seanca gjyqësore për vrasjen e Bekim Varit; dëshmon familjari që gjeti trupin në mal**
Në Gjykatën Themelore të Ferizajt po mbahet seanca e radhës ndaj Leutrim Fejzës, i cili akuzohet për vrasjen e rëndë të Bekim Varit, një ngjarje që tronditi Kosovën në fillim të vitit të kaluar.
Në seancën e sotme, do të dëshmojë edhe një familjar i viktimës, i cili kishte gjetur trupin e 27-vjeçarit në një zonë malore të fshatit Manastirc, Komuna e Ferizajt.
Dëshmitarët e thirrur për sot janë Ilaz Fejza, Dais Brahimi, Kumrije Lika, Florent Qeli dhe Merton Rrahmani.
Bekim Vari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 29 janar 2024, ndërsa trupi i tij u gjet më 5 shkurt të të njëjtit vit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Fejzës për veprën penale të vrasjes së rëndë. Sipas dosjes hetimore, i dyshuari mendohet se e ka kryer krimin pas një konflikti të mëparshëm me viktimën.
