MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta rritet me 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi më 9 korrik 2026, duke filluar nga ora 10:00.

Krahasuar me ditën e djeshme, çmimi i naftës shënon një rritje prej 1 centi, duke u caktuar në 1.44 euro/litër, nga 1.43 euro/litër që ishte më parë. Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është 1.37 euro/litër, ndërsa ai i gazit 0.61 euro/litër.

Qytetarët që hasin në mosrespektim të këtyre çmimeve, mund të paraqesin ankesat e tyre në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net ose nëpërmjet numrit pa pagesë 0800 11000.