**Trump: Irani kërkon marrëveshje me SHBA-në, por dyshoj në besueshmërinë e tij**

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka kërkuar rikthimin në tryezën e negociatave për arritjen e një marrëveshjeje. Këtë deklaratë e bëri para gazetarëve në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, pas kthimit nga samiti i NATO-s në Ankara, Turqi.

Sipas Trumpit, Teherani e kishte kontaktuar së fundmi. “Më telefonuan pak kohë më parë. Ata duan shumë të arrijnë një marrëveshje,” theksoi presidenti amerikan. Këto komente vijnë vetëm një ditë pasi ai kishte deklaruar se bisedimet me Iranin ishin “humbje kohe”.

Megjithatë, autoritetet iraniane nuk i kanë konfirmuar publikisht pretendimet e Trumpit.

Trump iu referua gjithashtu operacioneve ushtarake ndaj Iranit, duke pohuar se SHBA-ja i ka shkaktuar goditje të rënda. “Ne i goditëm shumë fort. Ushtarakisht kemi fituar tashmë dhe atyre u ka mbetur shumë pak,” tha ai. Edhe pse përsëriti se Irani dëshiron një marrëveshje, Trump shprehu dyshime për besueshmërinë e qeverisë së Teheranit.

“Nuk e di nëse janë të denjë për të bërë një marrëveshje. Nuk e di nëse do ta respektojnë atë,” përfundoi presidenti amerikan.