MINTI publikon çmimet e reja të karburanteve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar sot çmimet e reja të karburanteve.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimet maksimale të lejuara të shitjes për ditën e sotme janë:
* Nafta: 1.44 euro për litër
* Benzina: 1.37 euro për litër
* Gazi: 0.61 euro për litër
Këto çmime hyjnë në fuqi duke nisur nga ora 10:00.
