Jennifer Lopez shfaqet me një veshje guximtare në Javën e Modës në Paris
Jennifer Lopez u shfaq së bashku me motrën e saj më të vogël, Lynda, teksa largoheshin nga hoteli i tyre në Paris, gjatë Javës së Modës të mërkurën.
Këngëtarja 56-vjeçare dhe motra e saj 55-vjeçare dukeshin mahnitëse teksa linin hotelin “La Reserve”. Lopez kishte zgjedhur një fustan të shkurtër e të bardhë, me një dekolte të thellë që zbriste deri në kërthizë.
Pamjen e saj e kishte plotësuar me një çantë dore të zezë dhe një palë këpucë me taka. Flokët e superyllit ishin kapur pas me një fjongo elegante të zezë, në harmoni me fustanin.
