Musliu refuzon të komentojë ftesën e Kurtit për liderët politikë: Do të flas pas mbledhjes
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, refuzoi të komentojë ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar liderëve të partive politike.
Ajo deklaroi shkurtimisht se po shkonte në një mbledhje të kryesisë dhe se do të fliste pas përfundimit të saj.
“Kur të dal, do të flasim. Po shkoj në mbledhje,” tha Musliu. “I përshëndes të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe të gjithë dëgjuesit dhe shikuesit e mediave tuaja. Nuk kam çfarë të them, po shkoj në mbledhje.”
