Kryesia e PDK-së në mbledhje, Reçica: Qëndrimi për ftesën e Kurtit do të shpallet pas takimit
Në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po mbahet sot mbledhja e Kryesisë së kësaj partie, e cila drejtohet nga Bedri Hamza.
Ky takim vjen pas ftesës së dërguar partive opozitare nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve të reja.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ilmi Reçica, deklaroi se një qëndrim dhe vendim i qartë për këtë çështje do të bëhet i ditur pas përfundimit të mbledhjes.
“Aktualisht po mbahet mbledhja e Kryesisë. Do të marrim një qëndrim të qartë, i cili do të prezantohet pas mbledhjes, ose nga kryetari, ose nga dikush prej anëtarëve të Kryesisë,” theksoi Reçica.
