Analistja Zana Avdiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” të T7 se formimi i një qeverie është i mundur, por jo domosdoshmërisht me LDK-në.

Avdiu shtoi se kryeministri Albin Kurti nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas saj, nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Kurti që të refuzojë bashkëpunimin me PDK-në, duke sugjeruar kështu se qeveria e ardhshme mund të krijohet edhe pa LDK-në.