Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvend, ku pritet të takohet me përfaqësues të partive opozitare. Lidhur me këto takime, ai ka deklaruar se pret që ato të jenë konstruktive. Siç raporton Ekonomia Online, Kurti theksoi: “Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të.”
