**Çiklistët e Policisë së Ferizajt dhe KFOR-i, aktivitete të përbashkëta me të rinjtë**
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, çiklistët e Policisë së Ferizajt organizuan aktivitete të përbashkëta me pjesëtarë të KFOR-it amerikan dhe të rinj nga komuniteti lokal.
Këto aktivitete, pjesë e programit të organizuar për nder të Ditës së Rinisë, synonin forcimin e bashkëpunimit mes Policisë, KFOR-it amerikan, institucioneve lokale dhe komunitetit. Gjithashtu, ato kishin për qëllim promovimin e sigurisë, sportit, shëndetit dhe një jete aktive për të rinjtë.
Iniciativa u mbështet nga Ministria e Rinisë dhe Sportit, Komuna e Ferizajt dhe Sektori i Rinisë në Ferizaj.
