Rron Isufi dhe Nora Tushi ndjekin njëri-tjetrin në Instagram pas kërkesave nga menaxherët
Pas konfirmimeve nga familjarët, raporti mes Rron Isufit dhe Nora Tushit ka tërhequr vëmendje të shtuar, sidomos në platformat sociale.
Dyshja, tashmë, janë bërë ndjekës të njëri-tjetrit në Instagram.
Ky veprim vjen pasi, gjatë ditës së djeshme, Rroni u kishte kërkuar menaxherëve të llogarisë së tij në Instagram që të ndiqnin Norën. Një kërkesë e ngjashme ishte bërë edhe nga Nora, e cila kishte udhëzuar menaxherët e saj të ndiqnin Rronin.
Kështu, pas këtyre zhvillimeve dhe konfirmimit të lidhjes nga familjarët, Rroni dhe Nora tani ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
