Një 33-vjeçar shqiptar, Xhovalin Musaraj, nga Treblova e Vlorës, ka ndërruar jetë aksidentalisht në Itali.

Lajmin e hidhur e bënë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në Facebook, ku njoftuan se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në orën 12:00, në vendlindjen e tij, në Treblovë.

Ndërkohë, rrethanat e aksidentit fatal që i mori jetën të riut shqiptar, ende nuk janë zbardhur.