Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar parashikimin e motit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026.

Sipas IHMK-së, mbi territorin e Kosovës pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pasdites, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende do të ketë mundësi për reshje shiu lokal.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.