**Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për sulm fizik dhe dëmtim veture**

Një person është arrestuar në Prishtinë, i dyshuar se ka sulmuar fizikisht një tjetër dhe i ka shkaktuar dëme veturës.

Ngjarja është konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh. Sipas njoftimit, viktima ka marrë ndihmë mjekësore pas sulmit.

Ndërsa, i dyshuari, pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.