Serbja e akuzuar për spiunazh me BIA-n, mohon fajësinë në Gjykatën e Prishtinës
Ka nisur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë shqyrtimi gjyqësor ndaj një shtetaseje serbe, e akuzuar për spiunazh. Në nisje të seancës, palët u tërhoqën nga leximi i aktakuzës, duke kaluar menjëherë në fazën e parë të procesit gjyqësor.
Seanca e parë po drejtohet nga kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, ndërsa Prokuroria Speciale përfaqësohet nga prokurori Bekim Kodraliu.
E akuzuara, Jelena Gjukanoviq, është sjellë në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar. Ajo po përballet me akuza të rënda për spiunazh dhe bashkëpunim me Shërbimin Informativ Serb (BIA).
Gjatë seancës, Gjukanoviq u pyet nga gjykata nëse pranonte fajësinë. Ajo u përgjigj shkurt: “Jo, nuk e pranoj fajësinë.”
