**Zhvillim Thelbësor nga Haga: Nuk Konstatohen Krime Lufte Pas 20 Qershorit 1999**

Gjykata Speciale në Hagë bëri të ditur një zhvillim thelbësor gjatë seancës së shpalljes së vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas konstatimit të gjykatës, nuk janë vërtetuar krime lufte të kryera pas datës 20 qershor 1999.

Ky konstatim nënkupton se akuza për krime kundër njerëzimit, në lidhje me periudhën pas datës së përmendur, bie ndaj asnjërit prej katër ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca për shpalljen e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit vijon në Hagë.