Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) vërtetoi, përtej dyshimit të arsyeshëm, se ishin kryer krime lufte të trajtimit mizor dhe torturës ndaj të paktën 303 personave.
Këtë e ka bërë të ditur gjykatësi Charles L. Smith III gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“ZPS-ja vërtetoi përtej dyshimit të arsyeshëm se ishin kryer krime lufte të trajtimit mizor dhe torturës ndaj së paku 303 personave”, ka thënë Smith.
Sipas trupit gjykues, në lidhje me këta persona, akuza për krime lufte të trajtimit mizor, e paraparë në pikën 5 të aktakuzës, mbulohet plotësisht nga akuza për torturë, e paraparë në pikën 7.
