Arrestohet biznesmeni serb, tentoi të transferonte miliona euro drejt Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë

Sipërmarrësi serb Davor Macura, pronar i Bankës Alta dhe i njohur për lidhjet e tij me Partinë Progresive Serbe (SNS), u arrestua mëngjesin e së hënës.

Arrestimi i tij pasoi një kontroll të gjerë policor në ambientet e Bankës Alta, i cili zgjati mbi 30 orë.

Vetëm pak ditë para arrestimit, të shtunën, Banka Kombëtare e Serbisë (NBS) i kishte revokuar licencën e funksionimit Bankës Alta. Pas kësaj, nisën procedurat e falimentimit ndaj saj. Ky vendim erdhi pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, ku SNS-ja humbi pushtetin pas 14 vjetësh.

Sipas informacioneve jozyrtare, Banka Alta tentoi të transferonte dhjetëra milionë euro nga Serbia drejt destinacioneve të huaja, përfshirë Rusinë dhe Maqedoninë e Veriut, menjëherë pas zgjedhjeve.