Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur oër herë të parë për mesazhin politik të cilin e shpalosën lojtarët e Argjentinës, pas fitores ndaj Anglis.
I pari i futbollit botëror tha se FIFA do të marr një vendim për këtë çeshtje, pas finales së Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.
Lojtarët argjentinas shpalosën në fushë një pankartë ku shkruhej “Las Malvinas son Argentinas” (Ishujt Falkland janë të Argjentinës), duke shkaktuar reagime të ashpra nga qeveria britanike.
“Ne jemi në dijeni të mesazhit politik të shfaqur nga Argjentina. E dimë që kjo është kundër rregullave, por gjithashtu e kuptojmë se është një çështje e kombësisë së tyre dhe e respektojmë atë. Ne do të marrim një vendim pas finales.” deklaroi Infantino.
Kodi Disiplinor i FIFA-s ndalon rreptësisht çdo mesazh të natyrës politike apo ideologjike në stadiume, dhe Argjentina rrezikon një gjobë financiare, ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të ngjashme në të kaluarën./IndeksOnline/
