Ka nisur sot mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Për një Ferizaj pa Urosevac”, një nismë qytetare që synon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me kërkesën për shfuqizimin e përdorimit zyrtar të emrit “Urosevac” dhe përdorimin e vetëm të emrit “Ferizaj” në të gjitha dokumentet dhe komunikimet zyrtare të institucioneve.
Në ceremoninë e nisjes morën pjesë përfaqësues institucionalë, përfaqësues nga secili komunitet, të cilët bën edhe nënshkrimin e peticionit.
I pari që nënshkroi peticionin ishte kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili tha se komuna e mbështet këtë nismë, duke e cilësuar atë si vendosje të drejtësisë historike.
Ai shtoi se kjo nismë duhet të shërbejë edhe si shtysë për institucionet qendrore që të shqyrtojnë emërtimet e vendbanimeve në Kosovë.
