Gjendja e Mircea Lucescut shumë e rëndë, sulm i dytë në zemër
Trajneri i njohur rumun, Mircea Lucescu, ka pësuar një sulm të dytë në zemër, vetëm disa orë pas lirimit nga spitali ku po trajtohej. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë serioze.
Ky incident vjen pasi Lucescu kishte humbur ndjenjat edhe më herët, pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Turqisë. Mediat rumune raportojnë se ndërhyrja e shpejtë e mjekëve ka qenë vendimtare, duke e rikthyer atë në jetë.
Për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore, Lucescu është larguar nga drejtimi i Kombëtares së Rumanisë.
