Ministria e Infrastrukturës: Vazhdojnë punimet në rrugën Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet rehabilitimi i plotë
Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se punimet po vijojnë në rrugën Mitrovicë–Bajgorë, me qëllim përmirësimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Aktualisht, sipas ministrisë, po zëvendësohen gabionet e dëmtuara, ndërsa në disa segmente të kësaj rruge do të montohen mbrojtëse të reja anësore. Këto ndërhyrje synojnë të rrisin sigurinë në qarkullim dhe të përmirësojnë infrastrukturën rrugore.
Gjithashtu, Ministria ka njoftuar se po hartohet projekti për rehabilitimin e plotë të pjesës së mbetur të rrugës Mitrovicë–Bajgorë. Ky projekt do të përfshijë edhe rivitalizimin e urave përgjatë gjithë segmentit.
