Mbi 4.100 persona janë infektuar nga paraziti Cyclospora në 41 shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me 308 prej tyre të shtruar në spital, njoftoi Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Deri më tani, nuk raportohen viktima.
Autoritetet shëndetësore amerikane dyshojnë se shpërthimi lidhet me marulen e importuar nga Meksika. Si pasojë, kompania “Taylor Farms” ka tërhequr një pjesë të produkteve të saj nga tregu. Megjithatë, autoritetet shëndetësore meksikane mohojnë se burimi i infeksionit është në territorin e tyre.
Cyclospora shkakton kryesisht diarre të zgjatur dhe transmetohet përmes konsumit të ushqimit ose ujit të kontaminuar.
