Amanda Holden paralajmëron fansat: “Po nis sezoni im i fotove me bikini!”
Amanda Holden ka paralajmëruar me humor ndjekësit e saj se ka nisur “vala vjetore” e fotove të saj me bikini, tani që ajo ka filluar pushimet.
Personaliteti televiziv, 55-vjeçarja, bëri të ditur se po kalon disa ditë relaksuese me familjen e saj në Korfuz, përpara se miqtë t’i bashkohen për të zgjatur qëndrimin relaksues.
Duke ndarë pamje nga ditët e para të udhëtimit, Amanda pozon me një kostum plazhi (bikini) me ngjyra kuq e bardhë, të cilin e kishte kombinuar me një kapelë kashte dhe syze dielli të tipit aviator.
Fotografitë janë realizuar në një jaht gjatë një lundrimi në det, ku Amanda shfaqet duke pozuar në skajin e mjetit lundrues me pamje nga deti, si dhe pranë timonit të tij.
